Ndërlidhjet

Lukashenko kritikon Baroson dhe Janukoviçin



Presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Lukashenko i kritikoi sot presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç dhe kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso pasi mbeti jashtë ceremonisë përkujtimore për katastrofën bërthamore të Çernobilit.

Në pyetjen e një gazetari përse nuk mori pjesë javën e kaluar në ceremonitë përkujtimore për Çernobilin, Lukashenko tha: "Ju duhet t'i pyetni ata".

Muajin e kaluar zyrtarët e BE-së konfirmuan se i është thënë Ukrainës se Barroso nuk do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve nëse do të jetë i pranishëm Lukashenko.
XS
SM
MD
LG