Ndërlidhjet

Al-Maliki: S'ka marrëveshje për mbetjen e trupave amerikane



Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki tha se ai nuk ka nënshkruar marrëveshje që 50 mijë trupat amerikane që ndodhen në Irak të mbesin përtej afatit të caktuar në fund të vitit.

"Forcat irakiane dhe shërbimet e sigurisë janë në gjendje të kontrollojnë situatën e sigurisë", tha al-Maliki.

Të premten, shefi i shtabit të përgjithshëm të armatës amerikane, admirali Majk Mullen, tha se qeveria e Irakut duhet të vendosë brenda disa javëve nëse dëshiron që ndonjë ushtar amerikan të mbetet edhe pas fundit të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG