Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Caku ynë nuk është Gadafi



NATO mohoi se cak i sulmit të dielën ka qenë koloneli Moamer Gadafi, kur aleanca i bombardoi zyrat në kompleksin e tij në paralagjen Bab al-Azizija të Tripolit.

Misioni i NATO-s në Libi është që të mbrojë popullatën civile, ejo të ndërrojë regjimin, deklaroi komandanti i misionit të aleancës në Libi, gjenerali Çarls Bushard.

"Nuk kalon asnjë ditë që të mos shoh se si forcat e Gadafit ushtrojnë terror ndaj burrave, grave dhe fëmijëve", tha Bushard, duke akuzuar regjimin libian se i shfyrtëzon civilët si mburojë e gjallë nga goditjet e NATO-s.

"Misioni ynë është që kjo të ndalet", tha gjenerali kanadez.

XS
SM
MD
LG