Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Britania: Kompleksi i Gadafit, cak legjitim



Shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, Robert Gejts dhe Liam Foks, thanë se kompleksi i liderit libian Moamer Gadafi paraqet cak "legjitim".

Gejts dhe Foks i bënë këto komente pas takimit në Pentagon, një ditë pasi aeroplanët e NATO-s bombarduan lokacionin.

Megjithate, Gejts shtoi se përkundër bombardimit, Gadafi nuk është cak i sulmeve.

Foks tha se "sa më shpejt që Gadafi e kupton se loja ka mbaruar, aq më mirë do të jetë".
XS
SM
MD
LG