Ndërlidhjet

Rusia teston raketën balistike



Armata e Rusisë tha se e ka testuar me sukses raketën ndërkontinentale balistike Sineva nga një nëndetëse në Arktik.

Zëdhënësi i ministrisës së Mbrojtjes, koloneli Igor Konashenkov, tha se raketa u lansua nga nëndetësja bërthamore "Jekaterinburg", nga një pozicion nënujor në Detin Barenc.

Sineva është raketë ndërkontinentale balistike me rreze veprimi mbi 10.000 kilometra.
XS
SM
MD
LG