Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar për dhunën në Siri, SHBA akuzon Iranin



Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun ka shprehur "shqetësime të thella" lidhur me shtypjen e dhunshme të protestave nga autoritetet në Siri, sidomos për shkak të përdorimit të tankeve dhe municionit luftarak nga forcat e sigurisë.

Ndërkohë, ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzan Rajs, e akuzoi Iranin se e mbështet regjimin e Sirisë teksa ai po i shtyp protestuesit.

Komentet u bënë të martën pasi Këshili i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi konsultime lidhur me një deklaratë të mundshme për Sirinë.

Konsultimet pritet të vazhdojnë edhe sot.
XS
SM
MD
LG