Ndërlidhjet

Forcat e Gadafit i vazhduan sulmet në Misrata



Forcat e udhëheqësit të Libisë, Moamer Gadafi i kanë vazhduar raketimet dhe sulmet artilerike ndaj portit Misrata, ndërkohë që ka vazhduar beteja me kryegritësit për këtë qytet, të tretin për nga madhësia në vend.

Forcat e Gadafit janë tërhequr nga qendra e Misratës nën presionin e sulmeve ajrore të NATO-s, por ato vazhdojnë ta rrethojnë qytetin nga toka.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Liam Foks, tha se ai beson se është bërë përparim kundër forcave të Gadafit në Misrata, duke thënë se regjimi është në pozita mbrojtëse.
XS
SM
MD
LG