Ndërlidhjet

Tibetianët në mërgim zgjedhin liderin e ri politik


Një 43 vjeçar, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare i shkolluar në Harvard, është zgjedhur kryeministër i qeverisë së Tibetit në mërgim, duke marrë shumicën e përgjegjësive politike nga Dalai Lama.

Zyrtarët në selinë e qeverisë në mërgim në Dharamsala në Indi, shpallën se Lobsang Sangai është zgjedhur me 55 përqind të votave në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Më 20 mars, mijëra tibetianë në mbarë botën votuan për kryeministrin dhe për parlamentin në mërgim.
XS
SM
MD
LG