Korporata Sony ka njoftuar se mund të jenë vjedhur të dhënat personale të dhjetra milionë shfrytëzuesve të Rrjetit PlayStation, përfshirë detajet e kartave të kreditit.
Sony tha se të dhënat mund të jenë nxjerrë nga një "person i pa autorizuar", pas një sulmi kibernetik në shërbimet e saj në internet.
Gjiaganti japonez i elektronikës tha se të dhënat personale përfshijnë emrat, adresat e rrugëve, adresat elektronike, ditëlindjet dhe fjalëkalimet.