Ndërlidhjet

Policia ruse akuzohet për vrasjen e avokatit Magnicki



Një komision i pavarur i emëruar nga presidenti Dimitri Medvedev e akuzoi policinë e Rusisë për fabrikimin e akuzave ndaj një avokati që luftonte korrupcionin, vdekja e të cilit në një burg të Moskës nxiti reagime ndërkombëtare.

Sergei Magnicki, avokat që punonte për zyrën ligjore Hermitage Capital, u burgos në vitin 2008 pasi u raportoi autoriteteve evazion fiskal prej 230 milion dollarë, me 'rast e pat akuzuar policinë.

Ai vdiq pas pothuaj një viti. Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, autoritetet e burgut ia kishin mohuar avokatit të drejtën e kujdesit shëndetësor, në mënyrë që ta detyrojnë ta ndryshonte dëshminë.
XS
SM
MD
LG