Ndërlidhjet

Nokia shkurton 4.000 vende pune



Prodhuesi finlandez i telefonave celularë Nokia tha se do të shkurtojë 4.000 vende pune në mbarë botën deri në fund të 2012 për shkak të kursimeve dhe konkurencës së ashpër nga kompanitë rivale.

Nokia tha se shkurtimet më të mëdha do të bëhen në Danimarkë, Finlandë dhe Norvegji.

Kompania poashtu tha se do t'i transferojë 3.000 punonjës në firmën konsulente Accenture.

Nokia ende mbetet prodhuesi më i madh i celularëve në botë, por kohëve të fundit prania në treg i ka rënë nga 42 % në 26 % si pasojë e prodhimeve të reja si "i-phone" dhe "smartphone".
XS
SM
MD
LG