Ndërlidhjet

Ushtari afgan sulmon trupat ndërkombëtare


Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit ka njoftuar se një oficer ushtarak afgan ka shtënë me armë zjarri kundër trupave ndërkombëtare pasi një fjalosje në një bazë ushtarake ajrore në Kabul.

Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi, përmes një komunikate ka njoftuar gjithashtu se “gjatë këtij sulmi disa njerëz janë vrarë dhe lënduar”, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Televizioni privat afgan, Tolo ka raportuar se edhe sulmuesi është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Zëdhënësi i NATO-s, Tim Xhejms, ka thënë se NATO është në dijeni për incidentin që ka ndodhur, por nuk ka dhënë detaje rreth viktimave.
XS
SM
MD
LG