Ndërlidhjet

logo-print

Këshilli i Sigurimit do diskutojë për Sirinë



Këshilli i Sigurimit i KB pritet të diskutojë sot për shtypjen e protestuesve në Siri, pasi sekretari i përgjithshëm Ban Ki-mun e dënoi Damaskun për përdorimin e tenkeve dhe municionit luftarak për t'i shtypur demonstratat.

Ndërkohë, Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB tha se do të mbajë të premten një mbledhje të posaçme për përkeqësimin e situatës në Siri.

Në deklaratën thuhet se kërkesa e Shteteve të Bashkuara për mbledhje urgjente të këshilit 47 anëtarësh në Gjenevë, u mbështet nga 16 vende anëtare, përfshirë Francën, Britaninë dhe SHBA-të.

Rreth 400 njerëz thuhet se janë vrarë në Siri në gjashtë javët e fundit.
XS
SM
MD
LG