Ndërlidhjet

Gejts: Pa vendim për tërheqjen e trupave nga Afganistani


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, thotë se administrata e presidentit Barak Obama, ende nuk ka vendosur se sa ushtarë amerikanë duhet të tërhiqen nga Afganistani, në fillim të korrikut.

Zoti Gejts tha mbrëmë vonë se ende nuk ka marrë rekomandime për tërheqje nga gjenerali Dejvid Petraeus, komandant i trupave të jashtme në Afganistan.

Presidenti Braak Obama kishte premtuar se këtë verë do ta filloj tërheqjen e disa prej 100 mijë ushtarëve amerikanë në Afganistan, ku po luftojnë kundër talibanëve dhe luftëtarëve ekstremistë.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se derisa tërhiqen forcat amerikane, pritet që më tepër detyra të sigurisë do të kryhen nga forcat afgane.
XS
SM
MD
LG