Ndërlidhjet

Kosovë: Komisioni parlamentar diskutoi përfaqësimin reciprok


Në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, është diskutuar për inicimin e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, për përfaqësim reciprok.

Kryesuesi i këtij komisioni, Albin Kurti, theksoi se “gjithsesi ka vend për një memorandum midis MPJ të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ku specifikohen mbrojtja dhe përfaqësimi i interesave të ndërsjella në botën diplomatike”.

Anëtarët e pranishëm në mbledhjen e sotme njëzëri u pajtuan që MPJ të Kosovës t’i rekomandohet angazhimi për një marrëveshje të tillë me Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG