Ndërlidhjet

Kajro: Egjipti dhe Irani diskutojnë për lidhjet e reja


Ministri i jashtëm i Egjipit, Nabil al-Arabi, tha se do të takohet me ministrin e jashtëm iranian, muajin e ardhshëm, për të diskutuar për hapjen e një kapitulli të ri në raportet ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se takimi me ministrin iranian, Ali Akbar Salehi, do të mbahet në Indonezi, gjatë samitit të të painkuadruarve.

Të shtunën, zoti Salehi, tha se shpreson se Kajroja do të ndërmarrë “hap të guximshëm” për ripërtritjen e raporteve ndërmjet dy vendeve, që u shkëputën para më se 30 vitesh, kur Egjipti e njohu Izraelin.
XS
SM
MD
LG