Ndërlidhjet

logo-print

Ballkan: OJQ-të kërkojnë zbardhjen e fatit të të zhdukurve


Grupet për të drejtat e njeriut në Ballkan, planifikojnë mbledhjen e një milioni nënshkrimesh, për formimin e komisionit të përbashkët ballkanik, për të zbuluar se çka ka ndodhur me afro 15 mijë njerëz, që ende konsiderohen të zhdukur nga luftërat në ish Jugosllavi, në vitet e 90-ta.

Mbledhja e nënshkrimeve kishte filluar dje dhe mendohet se do të zgjasë gjashtë javë.

Raportohet se ky është aksioni më i gjërë i përbashkët i grupeve për të drejtat e njeriut në rajon.

Të rinjtë kroatë, boshnjakë, serbë, sllovenë dhe kosovarë, thonë se ata nuk janë të ndikuar nga ndarjet etnike, që ende po i rëndojnë raportet në hapësirat e ish Jugosllavisë.

“Është koha që përfundimisht të bashkohemi dhe të zbulojmë se çka kishte ndodhur dhe ku janë njerëzit e zhdukur”, tha Berina Bukva, studente 21 vjeçare nga Sarajeva.

Luftërat në ish Jugosllavi, filluar në Slloveni në vitin 1991 dhe përfunduan në Kosovë në vitin 1999.
XS
SM
MD
LG