Ndërlidhjet

Vestervelle: Siria ta ndryshoj kursin ose vendosen sanksione


Gjermania ka njoftuar se fuqishëm do t’i mbështes sanksionet eventuale të Bashkimit Evropian ndaj Sirisë.

Për këtë çështje ka folur ministri i jashtëm, Guido Vestervelle:

“Siria qëndron në një udhëkryq të rrezikshëm. Nëse udhëheqësia e Sirisë, menjëherë nuk e ndryshon kursin, atëherë komuniteti ndërkombëtar do të duhet të veproj dhe sanksionet kundër Sirisë do të jenë të pashmangshme”, tha ministri Vestervelle.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se ambasadorët e bllokut, pasnesër, do të diskutojnë për sanksione kundër Sirisë.

Gjatë ditës së sotme, pesë vende të BE-së, Franca, Britania, Gjermania, Italia dhe Spanja, i kanë ftuar ambasadorët e Sirisë, lidhur me goditjen e forcave të qeverisë kundër protestuesve.
XS
SM
MD
LG