Ndërlidhjet

SHBA: Tetë ushtarët e vrarë në Kabul ishin amerikanë


Zëdhënësi i Pentagonit, Dave Lapan, ka konfirmuar se tetë ushtarët e vrarë sot nga një pilot afgan në Kabul, ishin amerikanë. Shtetas amerikan ishte edhe kontraktori i vrarë.

Incidenti kishte ndodhur në një qendër stërvitore afër aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.

Më herët, ministria e mbrojtjes e Afganistanit, tha se një pilot afgan ka hapur zjarr kundër trupave të jashtme, pas një mospajtimi.

Ministria tha se sulmuesi ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Sipas ministrisë, personi afgan ishte pilot veteran ushtarak.

Një zëdhënës i talibanëve e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, për të cilin tha se është bërë nga një person i inflitruar me uniformë ushtarake afgane.
XS
SM
MD
LG