Ndërlidhjet

Kosovë: KKR-ja i merr edhe dy ministri


Partia Demokratike e Kosovës dhe Koalicioni për Kosovë të Re (KKR), gjatë një takimi të liderëve të të dy partive, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, e kanë fuqizuar dhe ridizajnuar marrëveshjen për Partneritetin Qeverisës, ka njoftuatr PDK-ja.

Gjatë takimit është arritur pajtueshmëri për themelimin e Ministrisë për Diasporë, e cila do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i KKR-së, ndërsa brenda një afati të nevojshëm kohor, KKR-ja do ta drejtoj edhe një ministri.

Mëtutje, në njoftimin e PDK-së, theksohet se partnerët e koalicionit janë pajtuar që të bashkëpunojnë në implementimin e programit qeveritar dhe të politikave të përbashkëta programore.
XS
SM
MD
LG