Ndërlidhjet

Jemen: Forcat e sigurisë kanë vrarë tetë protesutes


Dëshmitarët dhe mjekët thonë se forcat e sigurisë së Jemenit kanë hapur zjarr kundër protestuesve në kryeqytetin Sana, duke vrarë së paku tetë vetë.

Raportohet se disa të tjerë janë plagosur nga këto të shtëna.

Demonstruesit dëshirojnë që presidenti, Ali Abdullah Salehi, të largohet menjëherë nga ky post.

Zoti Salehi i ka akuzuar kundërshtarët për përpjekje “të grushtshtetit kundër demokracisë dhe Kushtetutës”.

Raportet për dhunën e sotme u bënë vetëm një ditë pasi qeveria dhe opozita u pajtuan për nënshkrimin e marrëveshjes, sipas së cilës presidenti Salehi do të tërhiqej pas 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG