Ndërlidhjet

Izrael, SHBA: Shqetësim pas marrëveshjes palestineze


Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me shqetësim pas shpalljes për arritjen e marrëveshjes për pajtim ndërmjet lëvizjeve palestineze Fatah dhe Hamas, që aktualisht i kontrollojnë qeveritë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Izraeli tashmë e ka hedhur poshtë perspektivën e qeverisë së unifikuar palestineze, që e përfshinë Hamasin, duke thënë se paqja nuk do të jetë e mundshme, për shkak se Hamasi vazhdon të bëjë thirrje për shkatërrim të Izraelit dhe nuk ka hequr dorë nga dhuna.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë, e cilësoi Hamasin si grup “terrorist” dhe tha se çfarëdo qeverie e ardhshme palestineze, që shpreson arritjen e paqes me Izraelin, duhet të shpallë se tërhiqet nga dhuna dhe ta njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Prej vitit 2007, Hamasi e qeverisë Rripin e Gazës, pasi e kishte përmbysur Fatahun, i cili nga ana tjetër e ka nën kontroll vetëm Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG