Ndërlidhjet

Bahrejn: Katër protestues janë dënuar me vdekje


Një gjykatë ushtarake në Bahrejn, sot i ka dënuar me vdekje katër vetë, që ishin të akuzuar për vrasjen e dy policëve gjatë demonstratave anti-qeveri, muajin e kaluar.

Tre persona të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Të gjithë ata ishin gjykuar me dyer të mbyllura nën akuzat për vrasje të paramenduar.

Avokatët e tyre i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Në mes të muajit shkurt, kanë shpërthyer protestat e udhëhequra nga opozita shiite.

Protestat në Bahrejn, që udhëhiqet nga mbretëria sunite, ishin të inspiruara nga kryengritjet në botën arabe.

Së paku 20 vetë janë vrarë gjatë goditjes së qeverisë kundër protestuesve, përfshirë së paku katër vetë në arrest policor.

Autoritetet thonë se ishin vrarë edhe së paku katër policë.
XS
SM
MD
LG