Ndërlidhjet

Barcelona e shqyrton mundësinë e ankesës tek UEFA


Klubi i futbollit Barcelona, po e shqyrton mundësinë e ankesës tek UEFA, lidhur me akuzat nga trajneri i Real Madridit, Hoze Murinjo, se referët gjithnjë e favorizojnë Barcelonën, pasi klubi i tij mbrëmë ishte mundur me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së kampionëve.

“Në një konferencë për shtyp pas ndeshjes, Hoze Murinjo, në mëynrë të ashpër e ka kritikuar referin Herr Stark dhe ka lënë të kuptohet se UEFA e trajton Barcelonën në mënyrë favorizuese”, ka kumtuar Barcelona.

Mëtutje, në njoftim theksohet se “juristët e klubit po e studiojnë çështjen nëse këto komente të tij do t’i dërgohen komisionit disiplinor të UEFA-s”.
XS
SM
MD
LG