Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmi me bombë – pesë të vrarë


Nga një bombë, e cila e ka goditur autobusin me punëtorë të marinës pakistaneze, në qytetin Karaçi, janë vrarë pesë vetë.

Ky sulm i sotëm ishte i treti gjatë kësaj jave.

Në mesin e të vrarëve ishin katër pjesëtarë të marinës dhe një person që kalonte në vendin e shpërthimit.

Nga eksplodimi janë plagosur edhe disa të tjerë.

Të martën, katër vetë ishin vrarë kur u sulmuan dy autobusa të marinës në Karaçi.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për të tri sulmet që ndodhën gjatë kësaj jave.
XS
SM
MD
LG