Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Raportohet se numri i të vrarëve arriti në 500


Një grup për të drejtat e njeriut në Siri thotë se forcat e sigurisë në këtë vend i kanë vrarë së paku 500 civilë, në goditjen kundër protestave anti-qeveri, gjatë disa javëve të kaluara.

Organizata Sawasiah, poashtu, tha se mijëra sirianë janë arrestuar dhe disa të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas demonstratave kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, që kanë filluar para gjashtë javësh.

Në kumtesën e publikuar sot, ky grup tha se i ka emrat e “së paku 500 të vrarëve të konfirmuar” dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “ndërmarrë aksion për ndaljen e gjakderdhjes”.
XS
SM
MD
LG