Ndërlidhjet

Regjistrimi tregoi se Kina ka 1.34 miliard banorë


Në Kinë janë publikuar rezultatet e regjistrimit kombëtar, nga i cili shihet se në këtë vend jetojnë 1.34 miliard banorë.

Kina është vendi më i madh në botë për nga popullata.

Të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave, tregojnë se popullata e Kinës është shtuar për 73.9 milionë nga viti 2000 në atë 2010.

Regjistrimi ka treguar se populli i Kinës po vjetrohet, pasi pjesa e popullsisë nën 14 vjet ka rënë nga 23 në 16.6 %, ndërsa pjesa e popullatës mbi 60 vjeçare është shtuar për 3%, në krahasim me regjistrimin e vitit 2000.

Numrat, poashtu, tregojnë se pothuajse gjysma e popullatës së Kinës tash jeton në hapësirat urbane.
XS
SM
MD
LG