Ndërlidhjet

logo-print

Britania tërheq ftesën për Sirinë



Përfaqësuesit e Sirisë nuk do të jenë të ftuar në dasmën e familjes mbretërore britanike për shkak të dhunës së ushtruar nga forcat qeveritare siriane ndaj protestuesve.

Ministria e Jashtme në Londër tha se familja mbretërore ndan të njëjtin qëndrim me diplomacinë britanike se nuk do të ishte e përshtatshme që ambasadori sirian të marrë pjesë në ceremoni.

Të premten Princi Uilliam, i dytë në rradhë për fronin mbretëror britanik, do të martohet me Kejt Midëllton.
XS
SM
MD
LG