Ndërlidhjet

Amano: Siria u përpoq të ndërtojë reaktor bërthamor



Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, tha se Siria është përpjekur fshehurazi të ndërtojë një reaktor bërthamor.

AP citon kreun e agjencisë të ketë thënë se caku në Siri që u shkatërrua nga aeroplanët izraelitë pesë vjet më parë "ishte reaktor në ndërtim e sipër".

Më herët, ANEB pat sugjeruar se struktura që ishte goditur mund të kishte qenë reaktor.

Siria, e cila refuzoi hyrjen e agjencisë në lokacionin në fjalë në vitin 2008, mohon se ndërtesa e bombarduar kishte qëllime të fshehta të aktiviteteve bërthamore.
XS
SM
MD
LG