Ndërlidhjet

logo-print

BE kritikon vizitat e Lavrovit në Abhazi, Osetinë Jugore


Bashkimi Evropian e ka kritikuar vizitën e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në territoret e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut pa pëlqimin e Gjeorgjisë.

Kryediplomatja Ketrin Eshton, tha se "BE-ja nuk i konsideron këto vizita në përputhje me parimet e integritetit territorial".

Deklarata e ripërsërit mbështetjen e BE-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Sipas mediave ruse, Lavrov i vizitoi dy rajonet separatiste në fillim të javës për të nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fushën e transportit dhe kulturës.
XS
SM
MD
LG