Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Mbi 300 të vdekur nga moti i keq



Mbi 300 veta kanë vdekur në shtetet jugore të SHBA-ve si pasojë e stuhive dhe motit të keq. Kjo pjesë e Shteteve të Bashkuara po përballet me stuhitë më të këqija në 40 vitet e fundit.

Alabama është shteti më i goditur nga moti i keq, ku për pasojë 200 veta kanë humbur jetën. Moti i keq ka prekur dhe shtetet e Misisipit, Tenesisë, Arkansasit, Xhorxhias dhe Virxhinias.

Presidenti Obama do vizitojë zonat e prekura gjatë ditës dhe ka premtuar ndihmë për rimëkëmbjen.

"Humbjet e jetëve kanë qenë të dhimbshme, veçanërisht në Alabama. Brenda pak orësh, stuhitë vdekjeprurëse - ndër më të këqijat në dekada - morrën jetë nënash, baballarësh, fëmijësh, miqsh e madje dhe komunitete të tëra. Ka shumë të tjerë që janë plagosur apo që llogariten të humbur dhe në shumë zona shkatërrimi i shtëpive dhe bizneseve është katastrofik", tha Obama.
XS
SM
MD
LG