Ndërlidhjet

SHBA e OKB-ja dënojnë sulmin në Marok



Këshilli i Sigurimit dhe kreu i OKB-së Ban Ki Mun kanë dënuar sulmin me bombë në Marakesh ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën mbi 20 të tjerë. Dhjetë nga viktimat ishin turistë të huaj.

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin. Ka raporte nga vendi i ngjarjes që flasin për sulm vetvrasës.

Këshilli i Sigurimit dënoi atë që e quajti “sulm terrorist” dhe shprehu ngushëllime për viktimat.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton e quajti sulmin “qyqar”. Dhe premtoi asistencën amerikane për qeverinë e Marokut.
XS
SM
MD
LG