Ndërlidhjet

Egjipt: Përkeqësohet situata e lirive fetare



Komisioni i Qeverisë amerikane mbi liritë fetare ka rekomanduar që Egjipti të futet në listën e vendeve me bilancin më negativ sa i përket lirisë së besimit. Rekomandimi është dhënë duke marrë parasysh sulmet e shtuara kundër të krishterëve dhe mosndëshkimin e përgjegjësve.

Raporti i komisionit thekson se "shkelje të rënda të lirisë së besimit" janë bërë në Egjipt para dhe pas protestave masive që rezultuan me largimin e Hosni Mubarakut.

Kina, Uzbekistani, Turkmenistani, Irani, Iraku dhe Pakistani janë disa nga vendet ku ekziston shtypja më e madhe e lirive fetare.
XS
SM
MD
LG