Ndërlidhjet

Qeveria marokene dyshon tek Al Kaida



Grupet vendore të lidhura me Al Kaidën janë në mesin e të dyshuarve për sulmin e së enjtes në Marakesh, njoftuan zyrtarët marokenë.

Numri i viktimave nga sulmi me bombë në sheshin qëndror të Marakeshit është rritur në 16, pasi dy nga të plagosurit vdiqën gjatë natës. Së paku 11 nga viktimat janë të huaj, pasi sulmi ndodhi në një nga vendet më të preferuara për turistët.

Qeveria marokene, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin. Uashingtoni i ka ofruar asistencë Rabatit zyrtar.
XS
SM
MD
LG