Ndërlidhjet

Prishtinë: Institut për Studimin e Krimeve të Luftës



Qeveria e Kosovës ka vendosur për themelimin e Institutit për studimin e krimeve të luftës, i cili do të evidentojë krimet e kryera gjatë viteve 1990-1999 dhe do të përgatisë Kosovën për të ngritur padi kundër Serbisë.

“Në Kosovë kanë ndodhur krime lufte në periudhën 1990-1999, dhe ato duhet të evidentohen. Ky është qëllimi ynë që në mënyrë profesionale e në kuptimin juridik, politik, historik, ekonomik, ushtarak dhe sociologjik, të pasqyrojmë ato që kanë ndodhur në Kosovë në vitin 1990-1999”, tha zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

Ai tha se në institut do të përfshihen ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ministri i Drejtësisë, Kuçi ka premtuar se qeveria do ta ndihmojë me të gjitha format punën e Institutit.
XS
SM
MD
LG