Ndërlidhjet

NATO goditi forcat e Gadafit



Kryengritësit e Libisë thanë se sulmet ajrore të NATO-s kanë goditur sot forcat besnike të udhëheqësit të Libisë, Moamer Gadafi, të cilat e kanë rrethuar qytetin Zintan në veriperëndim të vendit.

Një zëdhënës i rebelëve tha se aeroplanët shkrepën pesë raketa ndaj forcat të Gadafit.

Në një zhvillim tjetër, trupat e Gadafit i kanë ndjekur rebelët përtej kufirit me Tunizinë dhe u përplasën me ta në qytetin kufitar tunizian Dhubeiba, derisa ushtria e Tunizisë i ktheu prapa kufirit.

Qeveria e Tunizisë tha se është tejet e shqetësuar, dhe i ka thënë qeverisë së Libisë që "menjëherë t'i ndalë shkeljet e tilla" të territorit tunizian.
XS
SM
MD
LG