Ndërlidhjet

Protesta masovike në Siri


Mijëra njerëz kanë demonstruar në qytetet në mbarë Sirinë duke kërkuar liri politike dhe duke kundërshtuar shtypjen e protestave nga qeveria.

Dëshmitarët, aktivistët e opozitës dhe të të drejtave të njeriut të kenë thënë se të paktën protesta u mbajtën në të paktën një paralagje të Damaskut, në qytetin qendror Homs, në qytetin bregdetar Banias dhe në Sirinë lindore.

Një dëshmitar okular tha se forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në qytetin bregdetar Latakia.

Më shumë se 500 njerëz vlerësohet të jenë vrarë në protestat kundër presidentit Bashar al-Asad që filluan gjashtë javë më parë dhe u frymëzuan nga kryengritjet popullore në botën arabe.

Aktivistët sot kanë bërë thirrje për "Ditën e Zemërimit".

Në Gjenevë sot takohet Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, ndërsa në Bruksel zyrtarët e Bashkimit Evropian pritet të diskutojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
XS
SM
MD
LG