Ndërlidhjet

Policia kundërshton deklaratat e Isa Mustafës



Policia e Kosovës ka shprehur keqardhje ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili ka ngritur akuza kundër punës profesionale të policisë.

"Bërja e paraleleve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe strukturave të UDB-së të cilat kanë ushtruar dhunë dhe gjenocid në Kosovë dëmton rëndë imazhin e Policisë së Kosovës dhe atakon paanshmërinë dhe neutralitetin politik që ka Policia e Kosovës", thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

"Policia e Kosovës është e pavarur në punën e saj dhe nuk do të ndikohet nga asnjë presion i çfarëdo natyre dhe pavarësisht se nga kush vjen", thuhet në reagim.
XS
SM
MD
LG