Ndërlidhjet

Dodik: Do të kemi përgjigje për sanksionet


Kryetari Millorad Dodik tha se Republika Serbe e Bosnjes do të ketë përgjigje nëse bashkësia ndërkombëtare i vë sanksione për shkak të referendumit të paralajmëruar mbi Gjykatën dhe Prokurorinë e Bosnjë e Hercegovinës.

Por, pas takimi me zyrtarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, Dodik nuk tha se çfarë do të ishte përgjigja.

Duke komentuar kërkesën e përfaqësuesit të lartë në BeH, Valentin Incko, që Republika Serbe të tërheqë vendimin për referendumin, Dodik tha se Kuvendi i Republikës Serbe nuk është "shoqatë gjuetarësh" që dikush të sillet në atë mënyrë ndaj saj.
XS
SM
MD
LG