Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Taxhikistanit kritikon dasmën mbretërore



Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon e ka kritikuar dasmën mbretërore në Britaninë e Madhe, duke thënë se ceremonia në Londër i mbante të gjitha shenjat e regjimit totalitar.

Rahmon, i cili është në krye të republikës më të varfër të dalë nga ish Bashkimi Sovjetik, tha në një mbledhje të qeverisë në Dushanbe se ai ishte trulluar nga vëmendja që mediat botërore i dhanë ngjarjes mbretërore britanike.

Ai tha se ceremonia e tepruar nuk ishte e duhur në një kohë të krizës ekonomike dhe problemeve tjera globale, si thatësirat dhe telashet në centralin bërthamor Fukushima.

Rahmon tha se një ngjarje e tillë në ish republikat sovjetike do të nxiste reagime për totalitarizëm.
XS
SM
MD
LG