Ndërlidhjet

Gjermani: Arrestohen tre pjesëtarë të dyshuar të Al Kaidës



Autoritetet e Gjermanisë thanë se policia ka arrestuar sot tre pjesëtarë të dyshuar të Al Kaidës, të cilët përbënin "kërcënim konkret dhe të menjëhershëm".

Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se ata do të dalin para gjykatësit hetues të shtunën.

Detaje tjera nuk janë dhënë.

Gazeta "Bild" citoi burime të sigurisë të kenë thënë se ata janë tre marokenë të rinj që janë arrestuar në qytetet Diseldorf dhe Bohum.
XS
SM
MD
LG