Ndërlidhjet

Gjenevë: Këshilli i KB miratoi rezolutën për Sirinë



Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut kërkoi dërgimin e menjëhershëm të një misioni në Siri për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut.

Rezoluta e propozuar nga Shtetet e Bashkuara u miratua pas bisedimeve të gjata në selinë e këshillit në Gjenevë.

Nga 46 vendet anëtare të këshillit, 26 votuan për rezolutën, nëntë ishin kundër, ndërsa shtatë vende u përmbajtën.

Teksti i rezolutës dënon përdorimin e forcës ndaj protestuesve.
XS
SM
MD
LG