Ndërlidhjet

logo-print

Katari do të strehojë krahun politik të Hamasit


Një gazetë e njohur në gjuhën arabe raporton se liderët e grupit islamik palestinez, Hamas do të largohen nga Siria për tu vendosur në Katar.

Gazeta që botohet në Londër, raporton se Katari është pajtuar të pranojë byron politike që udhëhiqet nga Kaled Meshal, pasi Hamasi i ka dërguar kërkesën, megjithatë ky shtet ka refuzuar që të pranojë edhe krahun ushtarak të Hamasit.

Liderët politik të këtij grupi kanë qenë të vendosur në Siri prej vitit 1999.

Raporti është publikuar pasi është bërë e ditur se përfaqësuesit e Hamasit dhe Fatahit janë të gatshëm për tu pajtuar pas ndarjeve katër vjeçare.

Mosmarrëveshjet në mes të dy grupeve palestineze bënë që Hamasi të administrojë Rripin e Gazës ndërsa Bregun Perëndimor ta udhëheqë lëvizja Autoriteti Palestinez që dominohet nga lëvizja Fatah.
XS
SM
MD
LG