Ndërlidhjet

SHBA-të dhe BE-ja, sanksione për regjimin e Asadit


Grupet siriane për të drejtat e njeriut raportojnë se mbi 60 persona janë vrarë në tërë Sirinë të premtën gjatë demonstratave që kërkojnë largimin nga pushteti të regjimit të Presidentit, Bashar Al Asad.

Një nga grupet për të drejtat e njeriut thotë se ka dhe listën me emrat e 62 personave që janë vrarë gjatë protestave, në 5 qytete të Sirisë.

Në anën tjetër, forcat siriane të sigurisë njoftojnë se nëntë pjesëtarë të saj janë vrarë nga ata që zyrtarët i përshkruan si “grupe terroriste”.

Për shkak dhunës që po ushtrohet ndaj demonstruesve, Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka njoftuar se SHBA-të, përmes një vendimi të Presidentit Barak Obama, kanë vendosur sanksione ndaj regjimit sirian.

"Sanksionet që janë vendosur sot kanë për qëllim t’i tregojnë qeverisë në Siri se do të mbahet përgjegjëse për sjelljet dhe veprimet e saj dhe se ata duhet të fillojnë të ndërmarrin hapa si përgjigje ndaj aspiratave legjitime të banorëve të Sirisë dhe se duhet të respektojnë të drejtat e popullit të saj", tha Klinton

Sanksionet vendosin restriksione financiare ndaj agjencisë së shërbimit të inteligjencës së Sirisë dhe dy të afërmëve të Presidentit Asad nën dyshimin për abuzimin e të drejtave të njeriut.

Gjatë një takimi të mbajtur në Bruksel, raportohet se dhe zyrtarët e BE-së janë pajtuar që fillimisht të vendosin një embargo të armëve ndaj regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG