Ndërlidhjet

Vakuumi evropian në Kosovë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Bashkimi Evropian nuk ka caktuar asnjë pasardhës për ish-përfaqësuesin special të tij në Kosovë, Piter Feith, mandati i të cilit skadoi të shtunën. Zyrtarët e institucioneve kosovare preferojnë që në kuadër të ristrukturimit të shërbimit të jashtëm evropian, për Kosovën të caktohet një përfaqësues i vetëm i BE-së.


Autoritetet kosovare presin që Brukseli zyrtar të marrë sa më parë një vendim për ristrukturimin e pranisë së tij në Kosovë, bazuar në Traktatin e Lisbonës për të tejkaluar, siç thuhet, vakuumin evropian në vend.

Të shtunën, më 30 prill, i skadoi mandati përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Piter Feith, ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon të mos ketë ndonjë vendim se kush do të jetë pasardhësi i diplomatit holandez.

Përveç kësaj, BE-ja nuk ka caktuar një shef të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, funksionin e të cilit deri para pak muajsh e luajti italiani Renzo Daviddi.

Përfaqësuesit e institucioneve kosovare shfaqin shpresën që vendimi i 27 shteteve anëtare të BE-së ta nxjerrë një përfaqësues të vetëm evropian në Kosovë, në mandatin e të cilit do të shkriheshin roli i deritashëm i Feithit dhe ai i Davidit.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë për Integrime Evropiane, Edon Cana, i tha Radios Evropa e Lirë se me një përfaqësues të vetëm të BE-së në Kosovë do të lehtësohej komunikimi dhe koordinimi ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit.
Besoj se ne do të kemi një person, që do ta përfaqësojë Bashkimin Evropian në Kosovë dhe i cili do të jetë përgjegjës sa i përket prezencës së BE-së në Kosovë.


“Besoj se ne do të kemi një person, që do ta përfaqësojë Bashkimin Evropian në Kosovë dhe i cili do të jetë përgjegjës sa i përket prezencës së BE-së në Kosovë. Mendoj se do të jetë pozitive, duke marrë parasysh që me krijimin e një posti, i cili do të përfaqësonte Bashkimin Evropian, ne do të kemi një kohezion dhe një komunikim më të mirë ndërmjet Qeverisë dhe Bashkimit Evropian”
, tha Cana duke kundërshtuar idenë që mungesa e vendimit të BE-së për shërbimin e jashtëm të saj në Kosovë, ta pengojë procesin e integrimit evropian të vendit.

Për një gjë të kundërt u shpreh kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime, Lutfi Haziri. Ai tha se mungesa e vendimit për ristrukturimin e pranisë evropiane në vend vë në pah mungesën e vizionit të BE-së për agjendën evropiane të Kosovës.

“Paqartësia e misionit të saj në Kosovë, mosushtrimi i detyrave dhe mosrealizimi i shumë objektivave të parapara, tregon që Kosova nuk është askund të agjendën evropiane”, u shpreh Haziri.

Haziri theksoi rëndësinë që vendimi i ardhshëm i BE-së lidhur me përfaqësimin e saj në vend, të jetë konsensual dhe i pranueshëm edhe për pesë vendet, të cilat hezitojnë ta njohin shtetësinë e Kosovës. Përndryshe, sipas tij, do të vihej në pikëpyetje edhe arsyeja e ekzistimit të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
Përndryshe, misioni i EULEX-it duhet ta qartësojë rolin e vet dhe periudhën e kohën kur
ai do ta përfundojë misionin.


“Një riorganizim, një vendosje e strukturës së qartë dhe një agjendë e qartë për Kosovën, do ta ndihmonte (vendin). Përndryshe, misioni i EULEX-it duhet ta qartësojë rolin e vet dhe periudhën e kohën kur ai do ta përfundojë misionin”, vlerësoi Haziri.

Emrat e diplomatëve të ndryshëm evropianë si ai i austriakut Stefan Lehne, sllovakut Mirosllav Lajcak, italianit Fernando Gentilini dhe së fundi ai i përfaqësueses së Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, janë përfolur deri më tani si zëvendësues potencial të Piter Feithit në cilësinë e përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG