Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon dhuna në Siri


Përleshjet në mes të forcave të sigurisë dhe protestuesve në Siri po vazhdojnë edhe sot në qytetin antik romak të Darës.

Asoshiejtëd Pres raporton se trupat ushtarake të përkrahura nga tre tanke dhe tre helikopterë kanë marrin kontrolin në një xhami të këtij qyteti duke vrarë katër persona.

Ndërkaq në protestat e djeshme raportohet se numri i viktimave ka kaluar shifren 60. Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve ka shtyrë SHBA për të vendosur sanksione të reja. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton sqaron:

"Sanksionet që janë vendosur sot kanë për qëllim t’i tregojnë qeverisë në Siri se do të mbahet përgjegjëse për sjelljet dhe veprimet e saj dhe se ata duhet të fillojnë të ndërmarrin hapa si përgjigje ndaj aspiratave legjitime të banorëve të Sirisë dhe se duhet të respektojnë të drejtat e popullit të saj", tha Klinton

Gjatë një takimi të mbajtur në Bruksel, raportohet se dhe zyrtarët e BE-së janë pajtuar që fillimisht të vendosin një embargo të armëve ndaj regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG