Ndërlidhjet

Mekanizëm i ri për krimet në ish Jugoslavi


Siç raportojnë mediat serbe, Tribunali i Hagës, mandati i së cilës skadon në vitin 2014, do t’ua lërë gjykimin e Ratko Mladiqit dhe Goran Hagjiqit një mekanizmi të veçantë, nëse të dy do të arrestoheshin pas qershorit të vitit 2012.

Sipas një vendimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga dhjetori i vitit të kaluar, ky mekanizëm do të krijohet në vitin 2013 dhe se i njejti do të merret me krimet në ish Jugoslavi dhe Ruandë.

Siç i ka deklaruar gazetës Politika, zëdhënësja e Tribunalit, Nerma Jelaqiq, ky mekanizëm do të ketë mandat katër vjeçar, ndërsa i njejti do të ketë gjyqtarë, prokurorë dhe sekretariat.

Selia e këtij mekanizmi të ri ende nuk është përcaktuar.
XS
SM
MD
LG