Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë luftimet në Libi


Luftime të ashpra nuk janë ndalur as në ditën kur lideri i Libisë, Muamer Gadafi ka kërkuar armëpushim me forcat kryengritëse dhe me NATO-n, ofertë kjo që u hodhë poshtë nga të dy palët kundërshtare të regjimit të tij.

Forcat rebele kanë njoftuar se forcat e Gadafit sot kanë sulmuar qytetin oazë të Xhalos që gjendet në jug të bastionit të rebelëve, Bengazi.

Këto luftime kanë lënë 6 civilë të vrarë.

Regjimi i Gadafit është kërcënuar të sulmojë çfarëdo anije që bënë përpjekje për të hyrë në qytetin port të Misratës që kontrollohet nga rebelët.
XS
SM
MD
LG