Ndërlidhjet

Shpëton Gadafi, vritet djali i tij


Lideri i Libisë, Muamer Gadafi, i ka shpëtuar një sulmi të NATO-s të shtunën, në një shtëpi në Tripoli.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë së Libisë i cili ka shtuar: “Lideri është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai nuk është lënduar. Edhe bashkëshortja e tij është mirë” tha zëdhënësi i qeverisë libiane.

Zëdhënësi i Qeverisë tha se sulmi megjithatë vrau djalin e tij më të ri, Saif Al Arab, së bashku me tre nipërit e Gadafit.

NATO e ka mohuar se Gadafi ka qenë caku i sulmit duke deklaruar se qëllimi ka qenë që të sulmohet një bazë ushtarake në të njëjtën zonë të Tripolit.

Në të njëjtën kohë, zyra për informim e Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ata janë në dijeni për raportimet e mediave libiane për vrasjen e djalit të Gadafit dhe se po e monitorojnë situatën.
XS
SM
MD
LG