Ndërlidhjet

Sulm i ri në Afganistan


Zyrtarët e Afganistanit thonë se një sulmues vetëvrasës ka vrarë tre civilë dhe ka lënduar mbi 10 persona në një sulm që është bërë në lindje të vendit.

Incidenti është nën hetime. Numri i sulmeve vetëvrasëse është rritur në Afganistan gjatë javëve të fundit, derisa forcat e sigurisë së Afganistanit po bëhen gati për marrjen e përgjegjësive të plota nga forcat ndërkombëtare.

Tranzicioni pritet të fillojë në muajin korrik.

Në anën tjetër, talibanët tashmë kanë njoftuar se ofensiva e tyre pranverore fillon sot duke paralajmëruar civilët që të qëndrojnë larg turmave të mëdha të njerëzëve dhe zonave ushtarake.
XS
SM
MD
LG